close

"Tri Dritare dhe një Varje" dhe "Bota" në Gothenburg International Film Festival

Dy filmat e metrazhit të gjatë të mbështetur nga QKK, "Tri Dritare dhe një Varje" nga regjisori Isa Qosja dhe filmi "Bota" nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci do të shfaqen në edicionin e 38-të të Gothenburg International Film Festival.

Ky festival i cili njihet si festivali më i madh në shtetet nordike do të mbahet në Gothenburg të Suedisë prej 23 janar deri 2 shkurt duke filluar sukseshëm viti i ri për kinematografinë shqiptare.

Image

"Tri Dritare dhe një Varje" pati premierën ndërkombëtare në Sarajevo Film Festival 2014 dhe së fundmi u shfaq edhe në Palm Springs International Film Festival në Kaliforni ndërsa filmi "Bota" pati premierën në Karlovy Vary 2014. Të dy filmat u prezentuan në festivale të shumta gjatë vitit që lam pas.
Dy filmat e mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës i pret një rrugë e gjatë në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Partnerët tanë