Titulli Origjinal: DEBORA
Titulli Anglisht: DEBORA
Përfundimi i projektit: 2020
Buxheti total: 297 000 EUR
Buxheti i subvencionuar nga QKK: 70,000.00 EUR
Gjatësia: 90 MIN
Regjia: ARLINDA MORINA
Skenari: ARLINDA MORINA
Producent: LULZIM LUIGJI BEJTA
Bashkë-producenti: Servan Guney, Ilinka Iljoska
Kompania: Raven City Production.
Bashkë-Kompania: RTNT Film , T4 Media
Sinopsisi:
Është dita e çlirimit të Prishtinës, 1999. Debora një vajzë adoleshente ka konflikt me babain e saj sepse dëshiron të dalë për të festuar por ai, duke qenë i trazuar për shkak të gjendjes së pas-luftës në vend, nuk e lë të dalë.
Pavarësisht alarmit të tij, Debora del me shokun e saj Milotin në një lokal nate, ku takohet me Durimin, pronarin që ka dyfishin e moshës së saj dhe të cilin e kanë martuar sipas zakoneve. Duke mos i pasur parasysh rrethanat, ata dalin bashkë dhe provojnë gjëra të reja.
Debora refuzon dashurinë e Milotit dhe shpeshton takimet me Durimin. Teksa sfidat e tyre të përbashkëta bëhen më të dukshme ata i hyjnë një rrugëtimi të rrezikshëm me alkoohol, drogë dhe seks. Pas disa muajsh të një arratisjeje emocionale, Debora mbetet shtatzënë. Ajo vendos të abortojë dhe gjen kurajon për t’u ballafaquar me vetën dhe familjen e saj.
Kontakti i producentit: [email protected] +383 44 249 794