close

FISI I HUMBUR - Film i Gjatë Dokumentar

Titulli Origjinal: FISI I HUMBUR

Titulli Anglisht: LOST TRIBE

Përfundimi i projektit: 2020

Buxheti total: 60,000.00 EUR

Buxheti i subvencionuar nga QKK: 15,000.00 EUR

Gjatësia: 60 MIN

Regjia: ARZANA KRAJA

Skenari: GARENTINA KRAJA, ARZANA KRAJA

Producent: FITIM SHALA

Kompania: Sorra Production shpk


Sinopsisi:

Heterodoks në bindje dhe shiit në orientim fetar, në një mjedis që identifikohet me islamin sunnit, bektashinjtë veçohen si rast kurioz, për shkak të një roli pak të njohur, që gërshetohet me nxitje dhe kultivimin e frymës kombëtare. Bektashinjtë e konsiderojnë të panevojshëm mbulimin e grave, i trajtojnë ato të barabarta në lutje dhe udhëheqje dhe përkushtimin ndaj fesë nuk e lidhin me kufizime siç është konsumimi i alkoolit apo agjërimi i Ramazanit. Ky rend po ashtu karakterizohet nga një superioritet spiritual, ku pjesë e pandashme është kënga dhe poezia, si dhe përqafimi i “tjetrit”, krahas një kodi ende të pazbuluar i riteve, që i ka dhënë dimension pothuaj mistik pranisë së tyre në këto treva.

Dokumentari “Fisi i humbur”, është një udhëtim nëpër historinë dhe anën shpirtërore të një rendi fetar shumë pak të dokumentuar.

 

Kontakti i producentit: [email protected], +38344167414

Partnerët tanë