close

LUFTA PËR SHKOLLËN - Film i Gjatë Dokumentar

Titulli Origjinal: LUFTA PËR SHKOLLËN

Titulli Anglisht: THE FIGHT FOR SCHOOL

Përfundimi i projektit: 2020

Buxheti total:

Buxheti i subvencionuar nga QKK: 18,000.00 EUR

Gjatësia: 45 -60 MIN

Regjia: ILIR KABASHI

Skenari: NUHI BYTYÇI

Producent: NUHI BYTYÇI

Kompania: IDEA.


Sinopsisi:

‘Lufta për shkollën’-është një tregim I bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Fjala është për një shkollë najloni të ndërtuar në malet e Berishës që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth. Në këtë shkollë kanë mbajtur mësim për disa muaj nxënësit e zhvendosur nga shtëpitë e tyre në kulmin e luftës në Kosovë.

Janë filmime të kohës që na japin më së miri këtë histori ndryshe të luftës, një dëshirë të nxënësve dhe arsimtarëve për të mbajtur gjallë shpresën për shkollë dhe mbijetesë.

Fate njerëzish që shihen në harkun 20 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtsisht të ndryshme na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.

 

Kontakti i producentit: tel. +383  45 384 701 [email protected]

Partnerët tanë