close

OMBRELLA - Film i Shkurtë Artistik

Titulli Origjinal: OMBRELLA

Titulli Anglisht: UMBRELLA

Përfundimi i projektit:  Mars 2019

Buxheti total: 22,650.00 EUR

Buxheti i subvencionuar nga QKK: 11,500.00 EUR

Gjatësia: 20 MIN

Regjia: BEN APOLLONI

Skenari: AG APOLLONI

Producent: XHEMAJL AVDYLI

Kompania: Om Production.


Sinopsisi:

"Ombrella" është një film që flet mbi gjendjen e personave të zhdukur disa vite pas përfundimit të luftës në Kosovë. Filmi flet për fatin e një gruaje, e cila pas disa javësh kur ishte e martuar, ushtria serbe ia merr burrin, për fatin e të cilit kurrë më nuk mësohet gjë. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe ajo u përdhunua dhe ngel shtatzënë ku lindi një vajzë, e cila kurrë nuk e mëson se kush është babai i saj i vërtetë. Gruaja mbetet e vetme me fëmijën. Familja e personazhit mashkull gjithashtu ishte vrarë në luftë.

Ngjarja është vendosur 9 vjet pas përfundimit të luftës. Gruaja i ka varë të gjitha shpresat për ta gjetur burrin tek personi, i cili ishte gjithashtu miku i tij më i mirë. Por gjatë këtyre viteve të vështira, kur gjithnjë e më shumë shpresa humbet, ata fillojnë një marrëdhënie dashurie me njëri-tjetrin dhe tani ndriçimi i fatit të të pagjeturit bëhet i komplikuar. Gruaja ende shpreson ta gjejë gjallë burrin e saj, edhe pse ka shumë ankth brenda vetes. Kurse, karakteri mashkull shpreson ta gjejë trupin e vdekur të shokut të tij. Vajza e vogël çdo ditë shpreson në kthimin e babait të saj. Megjithatë, të gjithë, në mënyra të ndryshme, duan që ky makth të përfundojë.

 

Kontakti i producentit: Xhemajl Avdyli,

+38344107873,

[email protected]

Partnerët tanë