close

CIRKU FLUTURUES - Film i Gjatë Artistik

Titulli origjinal: Cirku Fluturues

Titulli Anglisht: The Flying Circle

Gjatësia e parashikuar: 90 '

Regjia: Fatos Berisha

Skenari: Fatos Berisha

Producent: Vjosa Berisha

Kompania e prodhimit: agjencia B2

Sinopsisi:

Kosova është në prag të luftës. 'Dodona' teatri i vogël i Prishtinës mbyllet si institucioni i fundit publik. 4 personazhet kryesore, aktorët e rinj KUSHTRIM, DONATI, FATMIRI dhe LEKA shikojnë posterin e shfaqjes së tyre duke u hequr. Është komedia surrealiste e quajtur "Cirku Fluturues", e frymëzuar nga seritë legjendare britanike "Monty Python’s Flying Circus”, por "diçka krejtësisht ndryshe" do të ndodhë. Ata marrin një ftesë për të performuar në festivalin e teatrit në Shqipëri, mirëpo nuk kanë pasaporta. Edhe pse të tunduar vendosin të mos udhëtojnë pasiqë ishte rrezik.

 Fatmiri e dëgjon në TV që Micheal Palin nga Monthy Python do të xhiroj në Shqipëri në të njejtën kohë kur edhe mbahet festivali dhe idea për të takuar idolin e tyre është e parezistueshme. Por, e vetmja mënyrë për të bërë këtë udhëtim është duke kaluar ilegalisht kufijtë e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Gjë që është një rrezik i madh, por ata vendosin ta bëjnë.

Kontakti i producentës:
Vjosa Berisha
[email protected]

Partnerët tanë