close

E KUQJA - Film i Shkurt Artistik


Produksioni: Frame
Skenari: Gazmend Nela
Regjia: Gazmend Nela
Aktoret: Mevlyd Osmani, Fatime Llugiqi, Luan Kryeziu, Kenan Gurgurovci.
 
Sinopsisi: Një tregim për 2 shokë të fëmijërisë të cilët kishin rënë në gjak, flet për një traditë të dhimbshme, e një ngjarje ku nuk ka fitues.
Rrobat me gjak të cilat rrinë të varura para shtëpisë, ia përkujtojnë Gjonit hakun që duhet ta nxjerrë për vëllain të cilin ia kishte vrarë shoku i ngushtë.
Presioni i familjes dhe presioni i zakoneve kanunore e lodh Gjonin nga jeta, ndërsa ai duhet që ta marrë hakun para se gjaku në rrobat e vëllait të zbehet. Ikja nuk është opsion në një fshat ku e gjitha çfarë ata kanë është fytyra dhe nderi.
Në ditën kur merret haku, nëna i jep ushqim sepse ai “duhet me hangër mirë”, e babai i fshin pushkën e e këshillon për “me gjujt për me e vra” shokun e tij të ngushtë të fëmijërisë.

Partnerët tanë