close

BURSA PËR EAVE

European Audiovisual Entrepreneurs, EAVE, është një program për trajnim profesional, për zhvillim projekti dhe organizate për rrjetëzimin e prodhuesve audiovizuel.

Duke punuar me një rrjet mbarëbotëror të partnerëve ne jemi të përfshirë në programe për producentët në Evropë, Rusi, Amerikën Latine, botën Arabe, Azi dhe Afrikë.

E themeluar në vitin 1988, objektivat tona janë që të ofrojnë mundësi të trajnimit profesional dhe të sjellim producentët nga rajone të ndryshme të botës së bashku me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve të bashkëprodhimit. Ne besojmë se mbështetja e zërave të pavarur, imagjinatës krijuese dhe kompanive të nxitura nga kultura në industritë globale të medias është një domosdoshmëri urgjente në shekullin e 21-të. Nëpërmjet punës sonë ne synojmë të kontribuojmë në krijimin e rrjeteve të fuqishme të producentëve dhe të inkurajojmë shkëmbimin e njohurive dhe aftësive që do të forcojnë prodhimin e pavarur në të gjithë botën.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me EAVE për mbështetjen e producentëve Kosovar në këtë program.

Për më shumë rreth EAVE klikoni KËTU

Partnerët tanë