Filmi "Burrneshat" me regji nga Laura Bispuri u dha premierë botërore në Berlinale Palast e cila ishte e stërmbushur nga shikuesit.
Ky film debutues është në konkurrencë zyrtare për Ariun e Artë dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet me 15 shkurt. Kjo është hera e parë që një film në koproduksion me Kosovën është në konkurrencë zyrtare në festivalin prestigjoz Berlinale.
Në këtë film luan aktorja e njohur italiane për disa çmime Alba Rohrwacher bashkë me Flonja Kodheli, Lars Eidinger, Luan Jaha, Ilire Çelaj, Bruno Shllaku etj. Të gjithë këta kaluan nëpër tepihun e kuq të këtij festivali. Filmi u prit jashtëzakonisht mirë gjë që u tregua edhe nga duartrokitjet pafund të shikuesve.
"Burrneshat" është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogÑ‘l, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pÑ‘r gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tÑ‘ vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundÑ‘sinÑ‘ për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në kÑ‘mbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana - Marku, bëhet një "virgjëreshë e betuar".
Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film KosovÑ‘ - Sabina Kodra), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian).