close

NJOFTIM PËR NDRYSHIME TË KRITEREVE TË PJESËMARRJES NË KONKURSIN PËR FILM TË SHKURTËR STUDENTOR

Qendra Kinematografike e Kosovës, në bazë të nenit 14 të Ligjit Nr. 08/L-202 për Kinematografinë dhe Rregullores (MKRS) Nr. 02/2023 për konkurset dhe mbështetjen financiare të veprave filmike dhe audio-vizuale ka shpallur të hapur me datë 20.12.2023 konkursin për subvencionimin e projekteve filmike ku sivjet përfshihet edhe ai për film të shkurtër studentor. 

Me anë të këtij njoftimi, ju njoftojmë për disa ndryshime tek kriteret e pjesëmarrjes në kategorinë e filmit të shkurtër studentor, ku ashtu si në çdo kategori tjetër edhe për studentët vlejnë të njëjtat rregulla: të drejtë konkurimi kanë të gjithë personat juridikë, vendas ose të huaj, të regjistruar në Kosovë si subjekt biznesi për prodhimin e filmit dhe paraprakisht të regjistruar në QKK të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara me këtë konkurs. 

Për të gjithë studentët e interesuar, forma e aplikimit mund të gjendet në faqen tonë zyrtare tek kategoria KONKURSI PËR FILM TË SHKURTËR STUDENTOR.

Për çdo informatë shtesë rreth mënyrës dhe producedurës së aplikimit, luteni të na kontaktoni në [email protected].

Për të gjitha kategoritë, konkursi do të jetë i hapur deri me datën 24.01.2024.

 

 

Partnerët tanë