close

QKK HAP THIRRJEN PËR PROPOZIME TË ÇMIMEVE OSCARS

Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e Akademisë OSCAR, për kategorinë për film ndërkombëtar/gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit. 

Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema, apo VOD platformë, për më së paku 7 ditë radhazi, jo më herët se 1 dhjetor 2022 dhe jo më vonë se 31 tetor 2023. 

Në periudhën kualifikuese dhe gjatë shfaqjes në kinema, filmi duhet të reklamohet dhe shfrytëzohet në atë mënyrë e cila konsiderohet normale dhe e zakonshme me praktikat e shpërndarjes së filmave të dedikuar për shfaqje të parë në kinema (theatrical release). 

Filmat të cilët, në një formë apo tjetrën, realizojnë shfaqje publike jo në kinema dhe shpërndarje para shfaqjes kualifikuese, nuk do të merren në konsideratë për çmimet OSCAR. Shfaqje publike jashta kinemave konsiderohen të jetë (por nuk kufizohet vetëm në): transmetimi dhe televizioni kabllor, PPV/VOD, shpërndarjet të DVD-ve, shpërndarjet gjatë fluturimeve ajrore, transmetimet në internet etj.

Në linkun e mëposhtëm gjeni detajet e tjera rreth aplikimit:

https://docs.google.com/viewer?url=https%3A%2F%2Fwww.oscars.org%2Fsites%2Foscars%2Ffiles%2F96o_complete_rules.pdf

Propozimet mund t’i dërgoni përmes postës elektronike në: [email protected]

apo fizikisht në: 

Qendra Kinematografike e Kosovës

Rruga UÇK Nr. 273

10000 Prishtina

Kosova

Afati i fundit për aplikim është 5 gusht 2023, ora 16:00.

 

Partnerët tanë