close

KUVENDI I KOSOVËS MIRATON LIGJIN E RI PËR KINEMATOGRAFINË

Pas një procesi shumëvjeçar e me plot sfida, sot u votua përfundimisht ligji i ri për kinematografi. Falenderojmë komunitetin filmbërës për të gjithë kontributin dhe u urojmë suksese në vazhdim.

Me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Kinematografinë.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka thënë se Projektligji do të fuqizojë filmin në Kosovë dhe hap rrugë për investime të huaja.

Projektligji për kinematografinë në lexim të parë u miratua në Kuvend në Shkurt të këtij viti.

Partnerët tanë