PROJEKTI FILMIK “ERA” PJESË E COCO-SË
Në edicionin e 22-të të COCO (Connecting Cottbus), tregun e bashkëprodhimeve të Evropës Lindore dhe platformës e cila mundëson bashkëpunimet, me fokus ato të kinemasë së Evropës Lindore gjatë festivalit të filmit Cottbus, filmi kosovar “Era” me regji të Parta Kelmendit, do të shfaqet në kategorinë e Works in Progress, përgjatë datave 9-11 nëntor 2022.
“Era” është përzgjedhur në mesin e 19 projekteve filmike, tematika apo prodhimi i të cilave ndërlidhet me Evropën Lindore. Filmi do të shfaqet para një audience profesionale të prodhuesve, blerësve, montazherëve dhe financierëve botëror, me eksperiencë të gjatë në industrinë e filmit.
Me mbështetje të Qendrës Kinematografike të Kosovës, projekti filmik ka marrë pjesë në First Cut Lab Balkans, program i dizajnuar për këshillim gjatë fazës së montazhës së filmave.
"Era" është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.