Regjisoret Antoneta Kastrati, Blerta Basholli, Norika Sefa, More Raça, dhe aktori e producenti Eshref Durmishi janë ftuar të bëhen pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit.
Kjo ftesë erdhi pas sukseseve të fundit që arritën këta kineast në arenën ndërkombëtare; Antoneta Kastrati me filmin e parë të saj artistik ‘Zana’ shfaqi premierë në Toronto dhe ishte propozimi i Kosovës për garën Oscars 2020, Blerta Basholli me filmin debutant të gjatë të saj ‘Zgjoi’ fitoi 3 çmimet krysore në Sundance Film Festival, Norika Sefa u shpërblye me çmimin special të jurisë nga Rotterdam Film Festival, filmi debutues i More Raçës shfaqi premirën në Festivalin e Sarajevës dhe Kajros, ndërsa Eshref Durmishi ishte aktor dhe producent në filmin e parë nga Kosova të nominuar për Oscars.
Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj. Ceremonia e çmimeve evropiane të filmit mbahet çdo fundvit nëpër qytete të ndryshme evropiane.
Me Antoneta Kastratin, Blerta Bashollin, Norika Sefën, More Raçën dhe Eshref Durmishin bëhen 23 anëtarë aktiv kosovarë që janë pjesë e kësaj Akademie.