Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka emëruar dy juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar në konkursin e këtij viti.
Juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe bashkëprodhimin minorë përbëhet nga: Isa Qosja - regjisor, Giovanni Robbiano - ekspert i skenarit, Jozko Rutar - producent, Blerta Zeqiri - regjisore, Doruntina Basha - skenariste, Florent Mehmeti - regjisor, dhe Ilir Gjocaj - skenarist.
Kurse juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të shkurtë artistik, animacion, dokumentar, postproduksion, si dhe zhvillim skenari përbëhet nga: Visare Aliu - skenariste, Jahi Jahiu - dramaturg, Arbnesha Grabovci Nixha - aktore, Ilir Ajdini - dramaturg, Ilir Bokshi - regjisor, Mentor Haliti - dramaturg, si dhe Visar Krusha - Skenarit-Producent.
67 projekte filmike në kategori të ndryshme kanë aplikuar këtë vit për mbështetje.