close

Filmi ‘Gomaret e kufirit’ ne GoEast film festival

Sot (e premte 20 prill) ne festivalin GoEast qe mbahet ne Wiesbaden ne Gjermani, shfaqet filmi ‘Gomaret e kufirit’ ne regji te Jeton Ahmetaj. Festivali GoEast mbahet nga 18 deri 24 prill ne Wiesbaden dhe sivjet shenon edicionin e 12. Ky festival nderkombetar I filmit ka ne fokus kinematografine e Evropes lindore dhe te mesme, ndersa filmi ‘Gomaret e kufirit’ do te shfaqet ne kategorine ‘Highlights’. Eshte kjo hera e pare qe nje film i metrazhit te gjate nga Kosova shfaqet ne kete festival. Te ftuar si mysafir te festivalit ne Wiesbaden jane edhe regjisori Jeton Ahmetaj, aktori Hazir Haziri dhe drejtori i QKK Fatos Berisha, te cilet pas shfaqjes se filmit do te debatojne rreth filmit ne tryezen e organizuar nga organizatoret e festivalit.

Filmi ‘Gomaret e kufirit’ eshte subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosoves ne vitin 2008.

Partnerët tanë