Sot në festivalin e filmit në Venedik u dha premiera botërore e filmit kosovar 'Ballkoni' në regji të Lendita Zeqiraj.
Filmi garon në kategorinë 'Orizzonti', dhe kjo është hera e parë që një film i shkurtër nga Kosova merr pjesë në festivalin e filmit në Venedik.
Filmi 'Ballkoni' është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i produksionit 'n'Art'.
Festivali i filmit në Venedik është festivali më i vjetër në botë, dhe sivjet mban edicionin e 70-të.