Titulli origjinal: Nje Filxhan Kafe dhe Kepuca te Reja
Regjisori: Gentian Koci
Skenari: Gentian Koci
Producent: Liridon Cahani
Kompania e prodhimit: Added Value Films
Sinopsisi
Në Tiranën e sotme, Agimi dhe Gëzimi, dy vëllezër binjakë identikë të pandarë, shurdhmemec, rreth të dyzetave, jetojnë nën të njëjtën çati. Ana, e dashura e Gëzimit, një grua e re me shpirt të lartë rreth të tridhjetave, i viziton mjaft shpesh. Një mbrëmje, Agimi po kthehet në shtëpi me Gëzimin, kur shikimi i tij turbullohet dhe për pak nuk ndodh një aksident fatal. Tek okulisti, pak ditë më vonë, dy vëllezërit zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike dhe të rrallë, do të verbohen të ndarë, por në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme.