Titulli origjinal: Epitaf
Titulli anglisht: Epitaph
Regjisori: Anton Nrecaj
Skenari: Anton Nrecaj
Producent: Anton Nrecaj
Kompania e prodhimit: El Media
Sinopsisi:
Vera dhe Zeka janë rreth 70 vjeç. Ata janë të vetmuar dhe jetojnë vetëm në kujtimin e djalit të tyre, të rënë në luftën e viteve 97-99 në Kosovë. Për shkak të aftësive të kufizuara fizike ata ende nuk kanë arritur të ngrenë një gur mermeri në varrin e djalit të tyre dhe ky është preokupimi i tyre kryesor.