close

Go Go Kosova - Film i metrazhit të Gjatë Dokumentar

Titulli Origjinal: Go Go Kosovo

Titulli Anglisht: Go Go Kosovo

Gjatësia: 90 min.

Regjia: Jane Stockdale

Skenari: Jane Stockdale

Producent:  Clare Spencer, Ilinka Iljoska

Kompania: Go Go Kosovo Limited, Raven City Production

 


Synopsis:

Rio 2016 shënoi vitin e parë që atletëve të rinj të shtetit të ri të Kosovës iu lejua të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike. Ky film kap prapaskenat e përpjekjeve, përkushtimin dhe vendosmërinë e ekipit të përulur Olimpik të Kosovës teksa ata përgatiten të bëjnë histori në skenat botërore.         

Pjesëmarrja në lojëra nuk është e lehtë për asnjërin, por bëhet edhe më e rëndë kur pistat atlektike duhet t’i ndërtosh nëpër kodra, kur duhesh të përshkosh ditë për ditë rrugë gurore të rrezikshme ose të ndash hapësirën e stërvitjes ne një klasë vallëzimi të fëmijëve. Por pavarësisht gjasave të vogla, Kosova ia doli mbanë. Por si i bëri të ndiheshin ky proces atletët, familjarët, shoqërinë e tyre, trajnerët dhe kombin?
 

Kontakti i producentit:

Clare Spencer

T: +44 (0) 20 7739 7154
M: +44 (0) 7956 435 351
E: [email protected]

 

Ilinka Iljoska

M: +38344908384

M: + 38970935794

E: [email protected]

Partnerët tanë