close

RAPSODIA E MUZGUT - Film i Gjatë Artistik

Titulli Origjinal: RAPSODIA E MUZGUT

Titulli Anglisht: TWILIGHT RAPHSODY

Përfundimi i projektit: 2019

Buxheti total: 442.000,00 EUR

Buxheti i subvencionuar nga QKK: 140.000,00 EUR

Gjatësia: 100 MIN

Regjia: AGIM SOPI

Skenari: ZYMBER KELMENDI

Producent: BESIM UGZMAJLI

Bashkë-producenti: EDMOND TOPI

Kompania: AS Film Production - Prishtinë.

Bashkë-Kompania: Multimedia Studio Nositi - Tiranë.


Sinopsisi:

Sokoli (65 vjeç), një burrë në pension, së bashku me gruan e tij Ajna (60), një shtëpiake e devotshme, dhe me vëllain e tij Becin, (70) i cili e ka humbur familjen e tij në luftë, mblidhen për të festuar 'jetën e tyre të re'. Të trishtuar nga realitetit i moshës që ikën, Sokoli me Ajnën, vendosin të emigrojnë në Gjermani. Për të marrë vizat e nevojshme, ata përpiqen të kontrabandohen përmes një Rock Grupi. Papritur, bëhen pjesë e xhirimeve, ku vokalistët Arta (25 vjeç) dhe Fidan (30) janë udhëheqësit. Arta, krijon një simpati për çiftin e moshuar, veçanërisht për Sokolin, duke nxitur xhelozinë e Ajnës. Ajo, befasisht imponohet me talentin e saj të fjetur, duke u inkorporuar me gjithë qenien e saj në jetën e panjohur të grupit. Dhe në këtë mënyrë, Ajna fillon ta njohë jetën si një rilindje, derisa Sokoli fillon të vyshket e shuhet gradualisht.

Kontakti i producentit: +383 44 985 707 

Email: [email protected]

Partnerët tanë