close

LIQENI IM - Film i Gjatë Artistik - Koproduksion Minor

Titulli Origjinal: LIQENI IM

Titulli Anglisht: MY LAKE

Përfundimi i projektit: 2019

Buxheti total: 580,000.00 EUR

Buxheti i subvencionuar nga QKK: 58,000.00 EUR

Gjatësia: 90 MIN

Regjia: GJERGJ XHUVANI

Skenari: GJERGJ XHUVANI

Producent: LIRIDON CAHANI, DRITAN HUQI

Kompania: Added Value Films, On Films


Sinopsisi:

Kristo, një adoleshent i mprehtë dhe i zgjuar, ulet në bankën e tij në klasë. Me shkumës mësuesja ka shkruar temën e eseut: "Liqeni im". Kristo është duke menduar kuptimin e këtyre fjalëve, ndërsa shkruan "Liqeni mund të të ofrojë gjithcka, nëse di të kërkosh". Kristo shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet e muajve të fundit. Djaloshi Kristo jeton në një fshat, në breg të liqenit të bukur të Prespës, aty ku ndahen kufinjtë e 3 vendeve ballkaninke- Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Për të mbështetur familjen e tij, Kristo është kthyer në një transportues marjuane me kohe të pjesshme, duke përdorur varkën e tij dhe përshkon ujrat e liqenit duke trasportuar pakot e drogës nga Shqipëria në pjesën maqedonase. Historia fillon dhe mbaron me Kriston, duke shkruar një ese ku tregon se si liqeni u jep atyre që dinë të kërkojnë.

 

Kontakti i producentit: tel: +383 45 140 600 email: [email protected]

Partnerët tanë