close

TIFOZI I JUGOSLLAVISË - Zhvillim Skenari

Titulli Origjinal: TIFOZI I JUGOSLLAVISË

Titulli Anglisht: FAN OF YUGOSLAVIA

Përfundimi i projektit: 2021

Buxheti total: 350,000.00 EUR

Buxheti i subvencionuar nga QKK: 5,000.00 EUR

Gjatësia: 90 MIN

Regjia:

Skenari: ARIAN KRASNIQI

Producent: ARIAN KRASNIQI

Kompania: Industriel (Kosovo).


Sinopsisi:

Në një qytezë periferike të Kosovës, në verën e vitit 1998, PETRITI në ditëlindjen e tij të 14, merr një premtim për një “dhuratë sepciale” nga djali i axhës së tij AFRIMI (28) dhe një puthje në faqe nga fqinja e tij serbe JELENA(17), vajza e komandantit të policisë lokale.

Gëzimi i Petritit, në ditën e tij të lindjes, pas puthjes së Jelenës, topit të blerë me paratë e xhahaxit të tij, Sefës, prishet kur në dhomën e ndejës ai dëgjon bisedën ndërmjet burrave, veçanërisht atë pjesën kur Afrimi i tregon babes së tij dhe axhës, se nga Ivica ka dëgjuar se nëse në ndëshjën e sontme basketbollistike (gjysmë-finalja botërore Jugosllavi-Lituani) nuk fiton Jugosllavia policët, e veçanërisht njësitë e Arkanit, mundtë acarohen dhet’i vrasin shqiptarët.

I frikësuar tej mase, pa lajmëruar askënd, Petriti shkon në shtëpinë e shokut të tij, Armendit, që ta përcjellin ndeshjen e basketbollit. Që nga ky moment, Petriti, duke dashur që asgjë e keqe të mos i ndodh atij dhe familjes së tij, shndërrohet në një tifoz të flaktë të Jugosllavisë.

 

Kontakti i producentit: [email protected],

Tel: 00383 44 300045

Partnerët tanë