close

KOSOVA DHE HEBRENJTË - Film i Gjatë Dokumentar

Titulli Origjinal: KOSOVA DHE HEBRENJTË

Titulli Anglisht: KOSOVO AND JEWS

Përfundimi i projektit: Shtator 2019

Buxheti total: 212,000.00 EUR

Buxheti i subvencionuar nga QKK: 50,000.00 EUR

Gjatësia: 60 MIN

Regjia: JAKOV SEDLAR

Skenari: JAKOV SEDLAR

Producent: LORENA SOPI

Bashkë-producenti: DOMENIK SEDLAR

Kompania: AS Film Production.


Sinopsisi:

Me gjasë, në Ulpianën antike afër Prishtinës, dikur ndodhej një nga sinagogat më të vjetra në të gjithë Evropën. Megjithatë, që nga koha e Romës së lashtë, përpara persekutimit të hebrenjve nga Spanja në shekullin e 15-të, nuk ka ngelur asnjë evidencë për praninë e hebrenjve në Kosovë. Me kalimin e kohës, numri i hebrenjve në Kosovë është rritur, kështu që thuhet se në vitin 1912, në këtë regjion jetonin rreth 3000 hebrenj. Ata jetonin në marrëdhënie të shkëlqyeshme me popullatën vendase shqiptare, duke respektuar njëri-tjetrin. Por fati i tyre fillon të ndryshojë pasi Serbia pushtoj Kosovën. Lufta e Dytë Botërore sjell probleme të reja dhe hebrenjtë në Kosovë vuajnë shumë nga nazistët gjermanë dhe shteti nazist serb i Milan Nedicit. Ndër të tjera, në Prishtinë, më 1942 u ndërtua një kamp përqendrimi për hebrenjtë të cilët mblidheshin dhe prej aty dërgoheshin në kampet e tjera të Evropës ...

 

Kontakti i producentit: +383 38 245 557

Partnerët tanë