close

PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR - Film i Gjatë Artistik

Titulli origjinal: Pranverë e paharruar në fshatin e harruar

Titulli anglisht: An Unforgettable Spring in the Forgotten Village

Gjatësia e parashikuar: 110'

Regjia: Kushtrim Bekteshi

Skenari: Kushtrim Bekteshi

Producent: Mumin Jashari

Bashkë-producent: Sasho Pavlovski (Maqedoni), Genc Permeti (Shqipëri)

Kompania e Prodhimit: Media & Film Production, Kosovë

Bashkëprodhues: Manufaktura Production (Maqedoni), Ska-Ndal (Shqipëri)

Sinopsisi:

Jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati “të harruar” e çrregullon ardhja e tri prostituteve në kafenenë ilegale të dy vëllezërve makro. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit në alkool dhe seks. Në shkollë mbizotron gjendje kaotike, xhamia mbetet pa besimtarë. Vetëm dy të rinjë përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur të realizojnë lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit. Në fund grate çohen në kryengritje. Si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet.


Kontakti i Producentit:
Mumin Jashari
[email protected]

Partnerët tanë