Produksioni: Crossing Bridges Productions
Regjia: Antoneta Kastrati
Producent: Casey Cooper Johnson
Drejtor i fotografisë: Sevdije Kastrati
Montazha: Kaltrina Krasniqi
Sinopsis: ‘Rojtari i Bjeshkëve’ flet për një njeri bjeshkësh, i cili lufton për të shpëtuar malet e Rugovës nga mbi-prerja dhe shkatërrimi mjedisor. Derisa kuptojmë historitë e rinisë së tij, që është rritur në ato male me vëllain e tij, ne fillojmë të kuptojmë historinë e frustrimit të Fatosit me politikën e pasluftës, ndjenjën e tij të strehimit në male dhe përfundimisht lidhjen dhe përkushtimin e tij shpirtëror për t'i ruajtur ato.