close

Alban Nimani

Alban Nimani është artist i artit pamor, profesor i Mediave të Reja, kantautor dhe interpretues. Për më shumë se një dekadë ai ka punuar si profesor i Mediave të Reja në Universitetin publik Hasan Prishtina, ku ishte edhe Shef i Departamentit të Arteve të Aplikuara, si dhe në Universitete tjera private në Kosovë. Nimani ka qenë gjithashtu i angazhuar si ligjërues në institucione të ndryshme të artit, duke përfshirë Institutin Herberger për Dizajn dhe Artet në Universitetin Shtetëror të Arizonës në Tempe, Arizona.


Nimani ka një karrierë të mirënjohur muzikore si bashkëthemelues i grupit alternativ Asgje Sikur Dielli. ASD ka publikuar 5 albume muzikore dhe shumë video muzikore. Nimani eksperimenton në zhanre të ndryshme muzikore, ku ka publikuar performancen intermediale “E Bardhë”. Kjo shfaqje është nje ndërlidhje me dizajnin, muzikën, vallëzimin dhe video mapping për të krijuar një hapësirë dhe përvojë shumëshqisore. “E Bardhë” është shfaqur në Galeritë dhe Institucionet e Artit në Kosovë, Shqipëri, Itali, Meksikë dhe Afrikë të Jugut.


Nimani është bashkëthemelues dhe drejtor i Qendrës Kulturore - Tulla në Tiranë, Shqipëri. Tulla u themelua në vitin 2014 si një qendër e pavarur e kulturës e dedikuar për aktivitete edukative: menaxhimi i artit, kritikën sociale dhe artin, seminare, debate, tryeza dhe ngjarje të tjera kulturore në të gjitha fushat e artit.


Nën drejtimin e Nimani-t, Tulla ka organizuar dhe shfaqur mbi 200 performanca muzikore të artistëve vendas dhe ndërkombëtarë. Mbi 100 ekspozita, punëtori, biseda, festivale të filmit dhe muzikës duke përfshirë Festivalin e Bashtovës. Aktualisht, Nimani është i angazhuar në programin e TULLA-s të Masterklasave të edukimit profesional jo-formal, në fushën e muzikës, artit bashkëkohor dhe bujqësisë urbane.

Partnerët tanë