close

Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës

Blerta Zeqiri u zgjodh drejtore e Qendres Kinematografike të Kosovës.

Blerta u mirëprit nga kryeministri Kurti dhe ministri Ceku për ta marrë postin e ri.

"Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit.

Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar."- thuhet në postimin e kryeministrit Kurti.

Blerta do ta drejtoj QKK-në në 4 vitet e ardhshme 

Partnerët tanë