close

HAPET THIRRJA E APLIKIMIT PËR BURSA NË FAMU

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për aplikacionin e hapur për bursën në shkollën e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU. Ky është viti i nëntë me radhë që sjell këtë bashkëpunim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe FAMU-së, përmes të cilit qytetarëve/ve të Kosovës u mundësohet edukimi në lëminë e Kinematografisë.

FAMU është themeluar me dekret presidencial në vitin 1945 dhe ofron programe të akredituara dhe të çertifikuara të studimit si në gjuhën çeke ashtu edhe në atë angleze. FAMU dhe FAMU International ofrojnë disa Programe dy vjeçare dhe tre vjeçare Master (MFA) në lëminë e krijimit të filmave dhe studimeve audio-vizuale si dhe një program praktik një vjeçar të prodhimit të filmave të quajtur Programi i Përgatitjes së Akademisë (APP).

Kushtet për regjistrim në shkollën e filmit FAMU përcaktohen nga shkolla e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura me seli në Pragë, të cilët gjithashtu janë përgjegjës për intervistimin dhe përzgjedhjen e studentëve.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Lexoni rreth kritereve dhe ndiqni afatet duke vizituar uebsajtin e FAMU.

Për t'i lexuar hapat e detajuar rreth procesit të aplikimit, lexoni dokumentin këtu.

Partnerët tanë