Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002” me regji nga Trëndelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovcin, do të shfaqë premierën në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand (Festival du court métrage de Clermont-Ferrand) në Francë, njërin prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të filmit të shkurtër në botë, i kategorisë A, dhe i dyti në Francë pas festivalit të Kanës sa i përket audiencës.
“Prishtinë 2002” do të shfaqet në ekranet franceze në kuadër të edicionit të 45-të të festivalit, i cili do të mbahet përgjatë datave 27 janar – 4 shkurt 2023.
Filmi rrëfen historinë e një adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë që gjatë tërë këtij rrugëtimi, personazhi kryesor ndeshet me të papriturën.
Realizimi i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, dhe prodhuar nga shtëpia e filmit Kandërr.