close

Faruk Begolli përkujtohet si artist, pedagog e njeri i madh

Me muzikë, ushqim, pije, shumë njerëz e pak fjalime u përkujtua ikona e kinematografisë kosovare, Faruk Begolli, në përvjetorin e dhjetë të vdekjes. Jo rastësisht njerëzit e filmit dhe të teatrit u mblodhën në oborrin e klubit “M”.

Ky objekt, ku ishte shtëpia e Shkëlzen Maliqit, dikur do t’i bënte konak Begollit. Tubimi i së mërkurës mbrëma nuk i ngjasonte një ceremonie përkujtimore, por më shumë një ndeje me artistë, shkruan sot “Koha Ditore”. Është bërë traditë që figura e Begollit të kujtohet përmes organizimeve të tilla, por gjithmonë duke e respektuar dëshirën e tij: që të pihet e të këndohet në vend se të vajtohet për të.

Image

Derisa viteve të kaluara tubimi përkujtimor për Begollin organizohej nga miqtë e tij në teatrin “Dodona” - vendin ku Begolli e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës - kësaj radhe ceremonia u organizua nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Aktorja e regjisorja Melihate Qena u ngjit në skenën e improvizuar për të lexuar pjesë të një poeme, të cilën Begolli e kishte recituar në vitet ’60, kur u regjistrua në Akademinë e Filmit dhe të Teatrit në Beograd.

“E mira është se edhe pse profa ka vdekur unë vazhdoj t’ia këndoj këngën dhe që na bën me dije se ai është i pavdekshëm dhe gjithmonë kështu do të jetë”, ka shtuar ajo.

Një histori me Begollin e ka rrëfyer edhe aktori Armond Morina, i cili po ashtu ka qenë student i tij. Morina ka thënë se Begolli është ikonë e kinematografisë kosovare.

Kjo ishte hera e parë që QKK-ja e bëri një organizim të tillë për ta kujtuar një prej figurave më të rëndësishme të skenës e kinematografisë kosovare.

@Koha

Partnerët tanë