close

Filmi debutues i More Raçës, "Galaktika e Andromedës", në 'Glocal in Progress' të Festivalit Ndërkombëtar të San Sebastianit

Filmi debutues i More Raçës, "Galaktika e Andromedës", do të jetë njëri nga tre filmat në edicionin e tretë të 'Glocal in Progress' në kuadër te Festivalit Ndërkombëtar të San Sebastianit në Spanjë.

Filmi Galaktika e Andromedës ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena me producent Sunaj Raçën, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Linku i lajmit nga San Sabebastian: https://www.sansebastianfestival.com/2019/news/1/8075/in

 

Partnerët tanë