close

Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër ‘Klithmë’

Kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër ‘Klithmë’ të regjisorit Korab Lecaj, film ky që pritet të jetë gati në fillim të vitit 2018.

‘Klithmë’ me skenar nga Korab Lecaj dhe Hazir Haziri flet për Dinin, një burrë 35 vjeç, i martuar me Shpresën prej pesë vitesh.
Raporti ndërmjet këtij çifti, në shikim të parë duket i shëndosh, por në fakt, “çarja” e lidhjes ndërmjet tyre fillon të vërehet me ndryshimin e sjelljeve të Dinit. Me ardhjen e Danit zbulohet se çfarë i ka ndodhur Dinit gjatë luftës në Kosovë.

Aktorët që luajnë në këtë film janë: Hazir Haziri, Ariola Demiri, Arbnesha Nixha, Alban Zogaj etj.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Land Media’ me producent Besar Zahiti, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

 

Partnerët tanë