close

SHBA – Filmi MARTESA tashmë në platformat digjitale dhe në kinema të zgjedhura

Filmi “Martesa” i Blerta Zeqirit, nga sot, më 7 dhjetor, do të jetë në dispozicion për banorët e SHBA-ve, me pagesë në iTunes, GooglePlay, Amazon, YouTube, Vudu, Fandango Now, si dhe në kinema të zgjedhura atje

Prishtinë, 7 dhjetor 2018 – Nga dita e sotme, shikuesit që jetojnë në SHBA mund ta shohin filmin “Martesa” në shumë platforma digjitale si iTunes, GooglePlay, Amazon, YouTube, Vudu, Fandango Now, Dish Network dhe përmes shërbimeve lokale kabllore, si dhe në kinema të zgjedhura të SHBA, duke filluar nga Laemmle të Glendale, Los Anxhelos.

Ky zhvillim me filmin e parë të metrazhit të gjatë të Blerta Zeqirit, me Alban Ukajn, Adriana Matoshin dhe Genc Salihun në rolet kryesore, vie si rezultat i kontratës së distribuimit të nënshkruar me Uncork’d Entertainment për të drejtat e shfaqjes në SHBA dhe Kanada.

Një numër recensionesh, artikujsh e intervistash në mediat më të njohura filmike amerikane, si Hollywood Reporter, The Wrap, LA Times dhe më herët Variety, i kanë paraprirë daljes së filmit në kinema dhe platforma digjitale në SHBA dhe shumica e tyre e kanë vlerësuar shumë lartë filmin “Martesa”, duke e quajtur “portretizim solid të ndikimit të kohës në atë që na mungon, dhe si na mungon” (LA Times) dhe “Dramë tërheqëse […] tërheqëse […] absorbuese” (Variety). Një gazetar i një portali (TheGeekiary.com) e quan “një ndër filmat më të mirë LGBT që është bërë ndonjëherë”.

Shihni vegëzat e artikujve amerikanë në vijim:

Hollywood Reporter https://bit.ly/2QH2wh1,

Variety https://bit.ly/2BVpFUD 

The Wrap https://bit.ly/2PBTGkQ 

LA Times https://lat.ms/2UpMEP2 

The Playlist https://bit.ly/2rpHYeL

Queerist https://bit.ly/2QH8ONA

The Geekiary https://bit.ly/2GeHPF0

Means Happy https://bit.ly/2StbTOG

Partnerët tanë