close

Ministri Gashi viziton Qendrën Kinematografike

Ministri i Kulturës z. Kujtim Gashi në takimin me drejtorin e QKK-se z. Arben Zharku shprehu përkushtimin e Ministrisë në mbështetjen edhe më të madhe ndaj kinematografisë vendore.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të kinematografisë, hartimin e ligjit të ri të kinematografisë bashk edhe me lehtësirat financiare.

Image

Ministri uroi për sukseset ndërkombëtare që po i sjell filmi Kosovës dhe u zotua që rritja buxhetore ndaj Qendra Kinematografike këtë vitë të jetë 1 milion euro, buxhet i cili pritet të ketë rritje edhe më madhe në vitet në vijim.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i bëjë Kosova që sa më parë të bëhet pjesë e programit Media pas anëtarësimit në Evropën Kreative.

Partnerët tanë