close

Filmat e QKK-së me mbi 200 çmime ndërkombëtare

Vitet e fundit kinematografinë kosovare e ka përcjell një sukses i madh në arenën ndërkombëtare duke numëruar afër 200 çmime nga festivalet ndërkombëtare. Filmat që kanë marr më së shumti çmime janë: ‘Agnus Dei’ nga Agim Sopi, ‘Ballkoni’ nga Lendita Zeqiraj, ‘Burrnesha’ nga Laura Bispuri, ‘Tri Dritare dhe një Varje” nga Isa Qosja, ‘Heroi’ nga Luan Kryeziu, ‘Babai’ nga Visar Morina, ‘Shok’ nga Jamie Donoughue, ‘Bota’ nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci etj.

Qendra Kinematografike e Kosovës, si çdo vit ka vazhduar punën me aktivitetet e saj si prezentimin në festivalet më të mëdha duke promovuar filmave kosovar në tregjet e mëdha të filmit si Berlinale, Cannes, American Film Market etj, pastaj organizimin e konkursit, shpalljen e fituesve, aplikimi për Oscars, prezenca në festivale dhe punët e zakonshme të QKK-së.

Këtë vit që po e përcjellim e karakterizojnë shumë të arritura. Në fillimvit filmi “Burrnesha” nga Laura Bispuri e ka dërguar Kosovën për herë të parë në Berlinale, në konkurrencë zyrtare me shtetet më të mëdha të botës ku ky film ka pasur premierën botërore në Berlinale 2015.

Edhe këtë vit Kosova u prezentua në festivalin e madh europian Karlovy Vary ku u shfaq filmi ‘Babai’  me skenar dhe regji nga Visar Morina i cili shkoj në Çeki me 4 çmime që i fitoi në premierën europiane në FilmFest Munchen dhe me kaq nuk u ndal pa rrëmbyer edhe dy çmime në Karlovy Vary, njërin ‘Regjisori më i mirë’. Por rruga e këtij filmi nuk u ndal me aq, ky film vazhdoj sukseset e mëtutjeshme dhe u zgjodh nga komiteti selektues si propozimi i Kosovës në Akademinë Oscars. Ky ishte viti i dytë prej kur Kosova fitoi të drejtën për propozim për nominim në kategorinë e ‘Filmit më të mirë të huaj’.

Sukses të jashtëzakonshëm ka pasur edhe filmi i shkurtër ‘Shok’ nga Jamie Donoughue i cili pati premierën në Mars 2015 në Aspen Shortsfest, pjesë e konkurrencës zyrtare nga i cili festival doli me 3 çmime dhe pastaj vazhdoi shfaqjen në shumë festivale, si rezultat ky film është në listën e ngushtë për nominim në Oscars në kategorinë ‘Best Live Action Short Film’.

Vitet e fundit kinematografinë kosovare e ka përcjell një sukses i madh në arenën ndërkombëtare duke numëruar afër 200 çmime nga festivalet ndërkombëtare. Filmat që kanë marr më së shumti çmime janë: ‘Agnus Dei’ nga Agim Sopi, ‘Ballkoni’ nga Lendita Zeqiraj, ‘Burrnesha’ nga Laura Bispur, ‘Tri Dritare dhe një Varje” nga Isa Qosja, ‘Heroi’ nga Luan Kryeziu, ‘Babai’ nga Visar Morina, ‘Shok’ nga Jamie Donoughue, ‘Bota’ nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci etj.

Gjatë vitit 2015 janë mbajtur 14 premiera të filmave të mbështetur nga QKK duke përfshirë filmin “Burrnesha”, “Babai”, “Shok” pastaj filmat “Krom” me skenar dhe regji nga Bujar Alimani, “Three Days in September” nga Darijan Pejovski, “Engjujt janë  larg” nga Gjergj Xhuvani, “Cheers” nga Norikë Sefa, “Clirimi” nga Burim Haliti, “Të Pafajshmit” nga Amir Vitija, “Dita e Pensionimit” nga Fisnik Muji, “Sonata” nga Durim Kryeziu, “Untold Story” nga Arbër Krasniqi, “Koordinatat” nga Arbresha Rubovci, filmi dokumentar “Trapped by Law” nga Sami Mustafa.

Ndërsa rreth 47 projekte filmike të metrazheve të ndryshme janë në faza të zhvillimit, të përfunduara, në produksion dhe në paraproduksion duke përfshirë këtu edhe 17 projektet e reja që QKK ka mbështetur në vitin 2015. Shumë prej tyre pritet të kenë premierën në vitet 2016 – 2017.

Në anën tjetër QKK është ballafaquar edhe me sfida e ngecje të ndryshme. Vlen të përmendet mosrealizimi i planit për lehtësira financiare, si shkak i pritjes së përgjigjes për fillim të punës nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Financave.

Ngecja tjetër në vitin 2015 ka qenë mosrealizimi i marrëveshjes me RTK, ku RTK deri më tani nuk e ka realizuar marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2014.

Sfidë tjetër ka qenë mosanëtarësimi i Kosovës në Euroimages, shkaku që Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, mirëpo ky mbetet në synimet tona ashtu sikurse synojmë anëtarësimin në organizatat e tjera me qëllim promovimi.

 

 

 

Partnerët tanë