close

Ndahen çmimet për kinematografi

uria Profesionale për ndarjen e Çmimeve për Kinematografi, e emëruar me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka marrë vendim unanim që Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”, t’i ndahet aktorit Faruk Begolli (post-mortem), ndërsa Çmimi Vjetor për Kinematografi t’i ndahet regjisorit Ujkan Hysaj.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” - Faruk Begollit:

Për kontributin e dhënë në kinematografi; Për sukseset si aktor filmi; Për kontributin e dhënë si pedagog për vite të tëra - juria ka parë të rrugës që, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”, t’i ndahet aktorit Faruk Begolli.

Çmimi Vjetor për Kinematografi – Ujkan Hysaj:

Për suksesin ndërkombëtar që ka pasur me filmin “Kolona”, përkatësisht për prezantimin me këtë film në shumë festivale prestigjioze, përfshirë edhe Festivalin e Filmit në Cleveland, festival i cili i ka dhënë të drejtën për të nominuar këtë film edhe për Çmimin Oscar – juria ka parë të arsyeshme që Çmimi Vjetor për Kinematografi t’i ndahet regjisorit Ujkan Hysaj.

Çmimet për Kinematografi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po ndahen për herë të parë. Çmimi për Vepër Jetësore ‘Bekim Fehmiu’ vlerën monetare e ka 5 mijë euro ndërkaq Çmimi Vjetor në Kinematografi 2 mijë e 500 euro.

Ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve do të organizohet të shtunën, me datë 1 Qershor 2013, në ditëlindjen e aktorit tonë të shquar Bekim Fehmiu. Anëtarë të jurisë kanë qenë; Valon Jakupaj, Orhan Kërkezi, Liridon Cahani, Korab Lecaj, Visar Krusha.  

Partnerët tanë