Pas nominimit producentit Valon Jakupaj nga Qendra Kinematografike e Kosovës në programin ‘Producers on the Move’, që u mbajt në festivalin e Cannes pak ditë më parë, z.Jakupaj mori ftesë nga Akademia Evropianë e Filmit (European Film Academy) që të bëhet anëtar i kësaj Akademie.
Në letrën që Akademia i dërgoi z.Jakupaj ndër tjerash thuhet: “…duke qenë pjesmarrës i programit ‘Producer On the Move 2013’, Akademia Evropiane e Filmit ju fton të bëheni anëtar i saj”.
Pas marrjes së lajmit, z.Jakupaj tha: ‘Kur më erdhi ftesa të bëhem anëtar i Akademisë ishte një befasi e madhe, për arsye se është një privilegj të bëhesh pjesë e institucionit më të madh të filmit në Evropë. Për më shumë, gëzohem se po i bashkangjitem edhe 3 kineastëve tjerë nga Kosova anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit’.
Për këtë lajm të mirë për industrinë e filmit dhe për programin ‘Producers on the Move’ drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës theksoi: ‘Është edhe një benefit për industrinë e filmit të Kosovës, dhe sikurse ishte me Arta Dobroshin në Berlinale, tani në Cannes, QKK-ja nominoi producentin Valon Jakupaj për programin e ngritjes profesionale ‘Producers on the Move’ që mundësohet nga European Film Promotion. Përveq që me këtë z.Jakupaj mori eksperinca të reja, më gëzon fakti që ai u ftua edhe në Akademinë Evropiane të Filmit. Kjo vetëm flet për autoritetin që ka programi ‘Producers on the Move’ dhe rëndësinë që ka anëtarësimi i QKK-ja gjegjësisht Kosovës në European Film Promotion’.
Këtë viti në Cannes në programin ‘Producers on the Move’ u mblodhën 29 producentë nga tërë Evropa, që është numër rekord.
‘Pjesmarrja imë në këtë program ishtë një përvojë shumë e mirë dhe e vecantë. Këtë e mundësoi anëtarësimi i QKK-së në European Film Promotion që jep hapësirë të jemi prezent në tregun evropian të filmit. Me pjesmarrjen time kemi treguar që edhe te ne ka një industri që është në zhvillim. Biles, para se të shkoj kam menduar se vetëm te ne ka probleme finansiare, por aty pash që pothuaj në të gjitha shtetet evropiane është i vështrië sigurimi i fondeve për filmin, andaj edhe bëhen aq shumë koproduksione ndërshtetërore.
Kam qenë pjesë e grupit të madh të producentëve nga gjithë Evropa, dhe secili nga ne ka preznatuar vetveten dhe funksionimin e kinematografisë në shtetet përkatese. Poashtu, kemi prezentuar projektet tona, dhe kemi pas takime të vecanta me secilin, për t’u njoftuar dhe shikuar mundësinë e koproduksioneve. Është shume me rëndësi që Kosova të jetë prezente në festivale, si me filma, pavilionin e vet, në mënyrë që sa më shumë të promovojmë industrinë tonë të filmit’ theksoi z.Jakupaj.
Qendra Kinematografike e Kosovës është anëtarësuar në European Film Promotion vitin e kaluar, pikërisht në festivalin e Cannes. Këtë vit në ekipin e QKK-së në Cannes përveq drejtorit ishin edhe Kryesuesi i Këshillit drejtues z.Arben Zharku, znjsh.Zana Elshani koordinatore e Pavilionit dhe z.Valon Jakupaj producent. Kosto e pavilionit ishte 6,800 euro. Është viti i dytë që QKK ka pavilionin në Cannes, këtë herë në mes 109 shteteve dhe 11,409 participantëve nga gjithë bota.