Filmi i shkurtër “Kali” me regji nga Alban Ukaj dhe Yll Çitaku do të ketë premierën në Festivalin e Filmit OZU në Itali. Në edicionin e 22-të të këtij festivali këtë vit në konkurrencën zyrtare është filmi “Kali” prodhim i kompanisë “Koperativa” me producent ekzekutiv Arian Rexhepin.
“Kali” do të shfaqet në Ozu Film Festival më 22 nëntor në ora 21:30.
Me skenar nga Alban Ukaj filmi trajton ngjarjen e vitit 1997, gjegjësisht 1 tetor 1997 ku qindra student kanë dalur në protest kundër regjimit shtypës në rrugët e Prishtinës. Në mes të tyre janë edhe 3 shok adoleshent të cilët e gjejnë vetën në një situatë të paimagjinueshme.
Në “Kali” luajnë: Izudin Bajroviç, Florist Bajgora, Ermal Gërdovci, Fatlum Berisha, Astrit Kabashi, Faik Çitaku.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, nga Fondi Heartefact dhe e pret një rrugë e gjatë nëpër festivale ndërkombëtare.