close

Gjashtë studentët e parë që përfitojnë nga marrëveshja mes QKK-së dhe Fakultetit të Arteve

Gjashtë studentët e parë që përfitojnë nga marrëveshja mes QKK-së dhe Fakultetit të Arteve - 20/11/2014

Studentët e Universitetit të Prishtinës, të Fakultetit të Arteve, nga dega e regjisë së filmit do të mbështeten nga Qendra Kinematografike e Kosovës në filmat e tyre të diplomës.

Këtë vit filmat që do të mbështeten janë: “Sonata” nga Durim Kryeziu, “Beyond day and night” nga Zgjim Terziqi, “Sistimi Kordinatave” nga Arbresha Rubovci, “Homeless” nga Arbër Krasniqi, “Ngjyrat e Jetës” nga More Raça dhe filmi i studentit Fisnik Muji metitullin “Dita e pensionimit”.

Ky bashkëpunim rrjedh nga marrëveshja që u nënshkrua mes QKK-së dhe Fakultetit të Arteve këtë vit.

Qendra Kinematografike e Kosovës do të vazhdoj mbështetjen e studentëve çdo vit dhe përveç kësaj do të bëj promovimin e tyre nëpër festivalet ndërkombëtare si dhe do t’i përkrah ata duke i angazhuar në punë me produksionet filmike që janë të regjistruar në këtë institucion.

Partnerët tanë