Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë ka përzgjedhur aktoren Fatlume Bunjaku si një nga 10 aktorët më premtues të Evropës për vitin 2026, në kuadër të programit European Shooting Stars, për rolin e saj në filmin Hana, të regjisorit Ujkan Hysaj.
Juria e përzgjedhjes përbëhej nga aktorja daneze Danica Curcic (ish-Shooting Star), regjisorët Danis Tanovic (fitues i Oscar për No Man’s Land), film critic Leila Latif, casting director Jo Monteiro dhe producenti belg Jacques-Henri Bronckart.
Gjatë Berlinale-s 2026, talentet e përzgjedhura do të marrin pjesë në një program katërditor që përfshin sesione rrjetëzimi, takime me përfaqësues të industrisë, aktivitete për shtypin, ceremoninë e ndarjes së çmimit European Shooting Stars, si dhe një prezantim të veçantë në tapetin e kuq në Berlinale Palast.
Aktorja Fatlume Bunjaku paraqitet në “Shooting Stars” me rolin e saj më të fundit në filmin Hana, me regji të Ujkan Hysajt, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.