close

PREMIERË E JASHTËZAKONSHME E “SHAME AND MONEY” NË SUNDANCE FILM FESTIVAL

Filmi i regjisorit Visar Morina, “Shame and Money (Shaban dhe Hatixhe)”, shfaqi premierën botërore në Sundance Film Festival në Park City Utah.
Filmi u prit me duartrokitje të gjata të njëpasnjëshme nga publiku dhe me kritika pozitive ndërkombëtare. The Film Verdict e përshkroi “Shame and Money” si “një dramë të fuqishme dhe observuese, që reflekton mbi dinjitetin njerëzor nën presionet e kapitalizmit të egër”, duke lartësuar realizmin e thellë emocional dhe qasjen autentike.

Shkrimet e para nga Next Best Picture vlerësojnë filmin si “një analizë emocionale të shkatërrimit të shpirtit njerëzor nën peshën e presionit ekonomik”. Reagimet e tjera nga kritikë dhe platforma filmike online theksojnë regjinë e përmbajtur, realizmin social dhe performancat e forta të aktorëve, duke e cilësuar filmin si një nga titujt më të diskutuar dhe rezonues të këtij edicioni të Sundance Film Festival.

Në role kryesore: Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Aria Shala, Riga Morina, Melika Gashi, Selman Lokaj, Fatos Berisha, Teuta Hajdini, Abdinaser Beka, Rebeka Qena, Tristan Halilaj, Basri Lushtaku, Rafet Abazi, Besnik Krapi, Eshref Durmishi

Logline:
Pasi humbin jetesën e tyre në fshat, një familje kosovare detyrohet të zhvendoset në Prishtinë, në kërkim të një vendi në shoqërinë hiperkapitaliste.

Një prodhim nga: Vicky Bane dhe Schuldenberg Films
Producent: Fabian Altenried, Sophie Ahrens, Kristof Gerega, Pia Hellenthal, Visar Morina
Në bashkëprodhim me: Eagle Eye Films Kosova, Vertigo Ljubljana, On Film Production, List Production, Quetzalcoatl
Bashkë-producent: Eshref Durmishi, Besnik Krapi, Danijel Hocevar, Dritan Huqi, Marija Dimitrova, Marc Goyens
Skenari: Visar Morina & Doruntina Basha
Drejtor i Fotografiisë: Janis Mazuch
Montazha: Joëlle Alexis
Muzika: Mario Batkovic
Dizajni i zërit: Julij Zornik
Drejtor artistik: Burim Arifi
Grimi: Talija Ivancic
Kostumet: Desantila Lika
Commissioning Editor WDR: Andrea Hanke

Partnerët tanë