Me kënaqësi njoftojmë se më 16 nëntor, në Opera House, u mbajt premiera botërore e filmit “Odiseja e Gëzimit”, me regji nga Zgjim Terziqi dhe producente Valmira Hyseni, në kuadër të edicionit të 46-të të Cairo International Film Festival.
Në premierë ishin të pranishëm regjisori Zgjim Terziqi, producentja Valmira Hyseni, si dhe aktorët e filmit Diar Sadiku dhe Milot Hoxha.
Filmi është një bashkëprodhim Kosovë-Francë, prodhim i Plan Bee Films, në bashkëprodhim me Mon Ballon Production.
Filmi është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.