Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Me Fjalë Tjera”, me skenar dhe regji të Val Jasharit dhe producente Valmira Hyseni, mori pjesë në MedFilm Festival të mbajtur në Romë, në seksionin Med WIPS (Works in Progress), ku fitoi çmimin kryesor në vlerë prej 10,000 euro.
“Me Fjalë Tjera” është prodhim i WaveMaker Films, në bashkëprodhim me Live Production, dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra e Filmit të Malit të Zi.
Filmi aktualisht ndodhet në fazën e post-produksionit dhe pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026.