“HANA” me premierë botërore në edicionin e 56-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Goa (Indi), një festival i kategorisë A (Fiapf) dhe ndër më prestigjiozët në botë. Filmi është përzgjedhur në kategorinë zyrtare të garës për “ICFT–UNESCO Gandhi Medal Award”, një çmim që nderon filmat që pasqyrojnë idealët e UNESCO-s si toleranca, dialogu ndërkulturor dhe paqja.
https://www.iffigoa.org/international-cinema/competition/Hana
Në qendër të tregimit qëndron Sara, një aktore që bashkohet me një program të Art Terapisë në Qendrën e Rehabilitimit për Gratë në Kosovë, për të ndihmuar të mbijetuarat të shndërrojnë dhimbjet e tyre në art. Por teksa ajo zhytet në historitë e grave, ajo përballet me plagët e veta të pashëruara të lidhura me babanë e saj dhe me identitetin e saj të dytë, Hana.
Në rolet kryesore interpretojnë: Sheqerie Buçaj, Ilire Vinca, Refet Abazi, Ermin Bravo, Teuta Ajdini, Fatlume Bunajku, Agron Shala, Lumije Muçaj Sopi, Xhevdet Doda, Shpend Xani, Xhejlane Godanci, Bislim Muçaj, Nazmije Sylejmani, Daniela Markaj dhe Euron Kadriu.
Regjia: Ujkan Hysaj, skenari: Fadil Hysaj, producent: Ujkan Hysaj, Kushtrim Koliqi, DoP: Almir Djikolli, montazhi: Ujkan Hysaj, muzika origjinale: Memli Kelmendi, Set Designer: Mentor Berisha, costume design: Alma Krasniqi, sound design: Labinot Sponca, production manager Frashër Hashimi, First Ad: Sovran Ndrecaj, colorist: Gazmend Nela, props master: Jerina Hysaj, on-set mixer dhe boom operator: Ilir Xheladini, make up and hair: Violeta Janjeva, D.I.T: Hakan Karamuqo, koreografia: Robert Nuha, kontinuiteti i skriptës: Anyla Hajredinaj
Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Falënderime të veçanta për mbështetje, Komunës së Prishtinës, Shoqatës “Progresiva”, "Okarina" Choir, EtnoVillage Kukaj, Agim Aliu (Director of Ferizaj Municipality), NGO "Women 4 Women", Ismail Latifi (Director of Municipality of Rahovec), Kosovo Police, Hysni Beqiri (Director of Kishnica Mine and Trepca Mine), Kosovo Academy for Public Safety (Ismail Smakiqi), Ilir Kryeziu (Director of School "Haki Stërmilli" Zaqisht - Rahovec), Beatrise Pista (Rahovec) si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve institucionalë e artistikë që e bënë të mundur këtë rrugëtim.