close

LISTA E PROJEKTEVE FITUESE TË KONKURSIT PËR SUBVENCIONIM 2025

Qendra Kinematografike e Kosovës shpall listën e projekteve fituese të konkursit për mbështetjen e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik, të hapur më 22 maj 2025.

Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 126 projekte filmike në 11 kategori.

Juria për përzgjedhjen e projekteve është përbërë nga:

- Gentian Koçi, Hassan Oswald, Roshanak Behesht Nedjad, Sona Morgenthalova dhe Visar Morina.

- Dea Gjinovci, Eneos Çarka, Iber Deari, Sevdije Kastrati dhe Shpëtim Selmani.

- Hassan Oswald, Roshanak Behesht Nedjad, Sona Morgenthalova, Visar Morina dhe Sevdije Kastrati (për kategorinë Post-Produksion).

Pas shqyrtimit dhe përzgjedhjes nga juria vlerësuese, Komisioni financiar në përbërje të Ilir Gjocaj, Fitim Shala dhe Virgjina Peja ka miratuar mbështetjen për gjithsej 48 projekte filmike.

Lista e projekteve fituese.

Në përputhje me rregulloret e QKK-së, aplikuesit kanë të drejtë të paraqesin ankesë mbi këtë vendim brenda 8 ditëve nga data e publikimit të rezultateve. Ankesa duhet të dorëzohet fizikisht në QKK dhe të dërgohet gjithashtu në adresën zyrtare: [email protected].

QKK falënderon të gjithë aplikuesit për pjesëmarrjen dhe i inkurajon të aplikojnë në thirrjet e ardhshme.

Partnerët tanë