close

“MUA BESOJ MË SHPËTOJ PORTRETI” NË BERLINALE SPOTLIGHT DHE NË SHORTLIST PËR EUROPEAN FILM AWARD!

Filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me) përzgjidhet për programin Berlinale Spotlight
Save the Date: 21 Dhjetor, ora 18:00 Dokumentationszentrum Flucht, Vertreibung, Versöhnung – Berlin

Pas premierës së tij në edicionin e sivjetëm të Berlinales dhe shfaqjeve dhe sukseseve në festivale të tjera ndërkombëtare, filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti” i artistit dhe regjisorit Alban Muja do të shfaqet sërish në Berlin si pjesë e Berlinale Spotlight më 21 dhjetor, në Dokumentationszentrum Flucht, Vertreibung, Versöhnung (Qendrën e Dokumentimit për Zhvendosje, Dëbim dhe Pajtim).

Ky film prekës trajton temat e mbijetesës, qëndrueshmërisë dhe fuqisë transformuese të artit gjatë Luftës së Kosovës, me personazh kryesor piktorin Skender Muja, babain e regjisorit.

Filmi është gjithashtu kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit (European Film Awards) në kategorinë e filmave të shkurtër, i nominuar nga Kurzfilm Festival Hamburg dhe fituesi do të shpallet në ceremoninë që do të mbahet në Berlin vitin e ardhshëm. Deri më sot, “Mua besoj më shpëtoi portreti” mbetet i vetmi film nga rajoni i përzgjedhur si kandidat për këtë çmim prestigjioz.

Ekipi i Prodhimit

• Skenari dhe Regjia: Alban Muja

• Rrëfimi / Personazhi kryesor: Skender Muja

• Producent: Edon Rizvanolli

• Drejtori i Fotografisë (DoP): Samir Karahoda

• Montazhi: Enis Saraçi

• Regjistrimi në Studio dhe Audio Mix: Pellumb Ballata

• Incizimi i zërit: Labinot Krasniqi

• Menaxhere e prodhimit / Line Producer: Albana Muja

Filmi është prodhuar nga 038 STUDIO, me seli në Prishtinë, në bashkëprodhim me Asfalt Films, me seli në Amsterdam, dhe është mbështetur nga QKK – Qendra Kinematografike e Kosovës.

Partnerët tanë