Kanë filluar xhirimet e filmit me metrazh të gjatë artistik “DUA” me skenar dhe regji nga Blerta Basholli.
Producentë të filmit janë Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio, Kosovë), ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin (Alva Film, Zvicër) si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions, Francë).
Xhirimet kanë filluar më 4 tetor dhe pritet të përfundojnë më 19 nëntor, me gjithsej 35 ditë xhirimi.
Filmi është një dramë “coming of age” e vendosur në Kosovën e viteve 1990, e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, që përmes historisë së një adoleshenteje introverte trajton kërkimin për identitet në një periudhë të ndërlikuar politike.
Në rolet kryesore: Pinea Sylejmani, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Vlera Bilalli, Fiona Abdullahu.
E mbështetur nga: Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages, SRF – Schweizer Radio und Fernsehen, Cineforom, dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.
Produced by: Ikonë Studio (Kosovë), Alva Film (Zvicër), Kazak Productions (Francë).
World Sales: The Party Film Sales.
Embassy support: Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ambasada e Francës në Kosovë.