close

PREMIERA E FILMIT “BUKURIA E GOMARIT” NË ZURICH FILM FESTIVAL

Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se filmi “Bukuria e gomarit” (La beauté de l’âne / The Beauty of the Donkey), me regji nga Dea Gjinovci dhe producent Ilir Hasanaj, do të shfaqet në Zurich Film Festival.

Filmi rrëfen historinë e një regjisoreje dhe babait të saj të mërguar, të cilët kthehen në fshatin e harruar në Kosovë. Duke rikrijuar kujtimet e fëmijërisë së tij, imagjinata zbulon të vërteta të fshehura të luftës, por sjell njëkohësisht edhe kujtimin e momenteve të gëzimit.

Në rolet kryesore janë Asllan Gjinovci dhe Leart Gjinovci, së bashku me aktorë nga Makermali dhe Skenderaj.

Filmi është prodhim i përbashkët i Astrae Productions (Zvicër), Unseen Films (Kosovë), Haut et Court Doc (Francë) dhe Facet (SHBA), i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Në bashkëprodhim me RTS Radio Télévision Suisse Documentaires / Bettina Hofmann, Steven Artels dhe me mbështetje nga: Fondation Culturelle Suissimage, Facet, CINÉFOROM et la LOTERIE ROMANDE, Sundance Institute Documentary Film Program, Open Society Foundations, Office Fédéral de la Culture (OFC), Komuna e Prishtinës, Komuna e Skenderajt, Wali Dad Foundation, Suisa, Anne-Marie Schindler Foundation dhe Ville de Genève.

Partnerët tanë