Visibility of Kosovar Talent – një punëtori ekskluzive për kastim e mbajtur më 12–13 shtator në kuadër të PriFest Prishtina International Film Festival.
Nën udhëheqjen e drejtoreshave të kastimit Cassandra Han dhe Timka Grin, aktorët profesionistë nga Kosova patën mundësinë të punojnë drejtpërdrejt me eksperte ndërkombëtare, duke mësuar teknika të reja, duke fituar përvojë praktike dhe duke u hapur rrugë drejt produksioneve ndërkombëtare të filmit.
Punëtoria u mbështet nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në bashkëpunim me Casting Society CSA dhe Filmmakers Europe, dhe mbështetjen e Fakultetit të Arteve, Universiteti i Prishtinës.